VIDEO/ Lumi Devoll detyron hapjen e portës së emergjencës në HEC-in e Moglicës, rrezik për përmbytje
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe prurjeve nga lumi i Devollit ka detyruar autoritetet të hapin portën e emergjencës në hidrocentralin e Moglicës.
Sasia e mëdha e ujit që del nga kjo portë ka shtuar më tej shkarkimet, duke rritur rrëzikun e mëtejshëm për përmbytje.
Ndërkohë reshjet e shiut dhe prezenca e madhe e ujit ka bërë që hektarë toke dhe vreshtarie të notojnë nën ujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për banorët e bujqësinë.
Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga korrespondentët e Syrit, sipërfaqe të shumta toke kanë bërë që të mbulohen nga uji, ndërsa autoritetet nuk dihet se kur do ta mbyllin portën e emergjencës në HEC-in e Moglicës, sa kohë që reshjet e shiut në të gjithë vendin vijojnë pa ndërprerë.