VIDEO/ Plagosje me armë në një lokal në Fier, identifikohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal pranë një qendre tregtare në unazën Skënderbeu, lagja 8 Shkurti në Fier. Ngjarja është shënuar në verandën e lokalit, ku ndodhej i ulur i plagosuri.

Sipas burimeve paraprake, një person iu afrua lokalit me një armë tip kallashnikov dhe hapi zjarr në drejtim të viktimës. Një prej plumbave e ka prekur shkarazi në pjesën e mollës së faqes, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Autori është larguar me shpejtësi menjëherë pas të shtënave, por është identifikuar nga policia. Ai është banor i lagjes Sheq i Madh dhe njihet me pseudonimin “Sinaçi”.

I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe po pyetet nga grupi hetimor.

Forca të shumta policie dhe të FNSH-së mbërritën në vendngjarje dhe reaguan në kohë, ndërsa ekspertët e kriminalistikës po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave që mund të çojnë në arrestimin e autorit.