Situatë e rënduar në Maliq, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor
Edhe në Maliq është rënduar situata si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të shiut. Problematikë është shfaqur në fshatin Sheqeras, ku ka rrezik përmbytje pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, Policia e Shtetit dhe forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre.