Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Kalimash, pranë qytetit të Rrëshenit.
Një kamion është përplasur me një automjet tip veturë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti i rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrugës së lagësht dhe shpejtësisë së madhe.
Mirditë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.