VIDEO/ Plas peshku në arat e Devollit pas reshjeve, banori i mbledh me arka
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Vranisht në Devoll, ku peshq të shumtë kanë dalë në arat e banorëve, pas përfundimit të reshjeve të shiut që përmbytën zonën.
Nga pamjet e publikuara në rrjet, dallohet një banorë i zonës i cili po mbledh peshqit me një arkë, si dhe me qindra peshq të tjerë, të cilët kanë ngecur në arat e banorëve.
Këto pamje vijnë pas përmbytjeve nga reshjet e shumta që kanë përfshirë zonën e Devollit prej disa ditësh.