VIDEO/ Vjosa del nga shtrati – Uji hyn në banesa dhe në stallat e bagëtive në Novoselë
Situata në disa zona të Novoselës është shumë e rëndë si pasoje e daljes së Vjosës nga shtrati.
Si pasojë e prurjeve me intensitet të lartë, në zonën e Bishanit, në Njësinë Administrative Novoselë, uji ka depërtuar në disa shtepi dhe në disa stalla bagëtish.
Niveli i ujit është rritur gradualisht gjatë natës, duke krijuar vështirësi për fermat e zonës dhe duke rrezikuar kafshët e imta.
Janë 14 banesa të përmbytura në Novoselë nga prurjet e Vjosës.