Balluku e pandehur/ Analisti Kikia: Kosto politike për Ramën

Analisti Mentor Kikia e cilësoi përballjen e Belinda Ballukut me drejtësinë si një ngjarje të paprecedentë dhe një moment kthese.

Ndryshe nga zyrtarë të tjerë të lartë si Arben Ahmetaj, të cilët u goditën nga prokuroria pasi ishin larguar ose dobësuar politikisht, Balluku po përballet me akuza ndërkohë që është ende në detyrë dhe në kulmin e fuqisë së saj si Zëvendëskryeministre

'E veçanta e këtij rasti është se zonja Balluku është e vetmja zyrtare e lartë që përballet me drejtësinë ndërkohë që është në detyrë,' tha Kikia, në studion e 'Kafe Shqeto'.

Kjo situatë, sipas tij, e kompleksion jashtëzakonisht shumë menaxhimin politik të krizës për Kryeministrin Rama, pasi prodhon një kosto politike direkte dhe të menjëhershme, duke sinjalizuar një fazë të re dhe më agresive të veprimit të sistemit të drejtësisë.

 

Ajo që vështirëson pozicionin politik të kryeministrit është fakti që zonja Balluku u përball me akuzat në një moment kur ishte absolutisht në kulmin e fuqisë së saj politike dhe administrative. Të kujtojmë pak më herët që të gjitha, nëse do t'i quajmë të tilla, goditjet e drejtësisë mbi njerëz të lartë në qeveri kanë ardhur pasi më herët ata ishin zhgraduar politikisht, pasi ishin shkarkuar nga pozicionet administrative, ishin distancuar nga nivelet e pjesëmarrjes edhe në forume politike.

Kujtojmë këtu Arben Ahmetajn për shembull. Arben Ahmetaj ishte zëvendëskryeministër, ishte drejtuesi politik i qarkut të Vlorës dhe përpara se të vinte ndërhyrja e prokurorisë, ai u shkarkua nga këto funksione politike, u shkarkua dhe si zëvendëskryeministër apo ministër i ndërtimit, u i u distancua, e largua, gati-gati është vlerësuan dhe më pas kur erdhi ndërhyrja e prokurorisë, ajo nuk prodhoi tërmet politik.

Ndërkohë, e veçanta e këtij rasti është se zonja Balluku është e vetmja zyrtare e lartë që përballet me drejtësinë ndërkohë që është në detyrë. Dhe kjo e ka kompleksuar situatën politike sepse duam apo s'duam, kjo prodhon kosto politike. Nëse Ilir Beqja nuk prodhoi kosto politike sepse ndërkohë ishte larguar nga funksionet që mbante dhe ishte një ish, Lefter Koka përpara se të përballej me drejtësinë.