SYRI TV/ Banorët e Postribës ankohen për ujin e ndotur: Shpërthimet në gurore ndotin ujin

SYRI TV

Banorët e Postribës prej muajsh po përballen me ndotje të ujit në banesat e tyre. Shkak për ndotjen e ujit sipas banorëve, janë shpërthimet e një guroreje që ndodhet në këtë zonë. Ata shprehen se çështjen e kanë çuar në gjykata, por procesi gjyqësor po vijon pafund, ndërsa për ta nuk po gjendet asnjë zgjidhje. Ndonëse ankesat në Bashkinë e Shkodrës kanë qenë të vazhdueshme, institucioni vendor nuk ka marrë asnjë masë.

Ndotja e ujit të pijshëm nga gurorja në zonën e Postribës në Shkodër, vijon të jetë një problem shqetësues për banorët e kësaj zone. Ndonëse ankesat kanë qenë të vzhdueshme edhe në Bashkinë e Shkodrës, ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Përballë një neglizhence të tillë nga institucioni vendor, banorët i janë drejtuar gjykatës, por procesi gjyqësor po zvarritet pafundësisht, ndërsa banorët vijojnë të furnizohen me ujë të ndotur në shtëpitë e tyre.

Banorët theksojnë se janë pa shpresë dhe po i sorollasin, ndërsa kërkojnë që të veprojë shteti, edhe pse sipas tyre nuk ka qeveri. Prej 7 vitesh, banorët e Postribës përballen me këtë problematikë, ndërkohë uji vazhdon të jetë i ndotur.