VIDEO/ Fshati Proger në Korçë totalisht i përmbytur nga reshjet e shiut

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në fshatin Proger, në Korçë. Pamjet nga terreni tregojnë se uji ka mbuluar plotësisht rrugët, shtëpitë dhe tokat bujqësore, duke e kthyer fshatin në një zonë të rrezikshme për banorët.

Banorët shprehen panik dhe frikë, ndërsa shumë prej tyre janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për t’u strehuar në zona më të sigurta. Dëmet në banesa dhe toka bujqësore janë të konsiderueshme.

Aktualisht, qarkullimi në fshat është i ndaluar dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të ndihmuar banorët dhe për të kontrolluar përmbytjet.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shpëtuar kafshët, për të evakuuar njerëzit e bllokuar dhe për të rikthyer qarkullimin normal në zonë.