Lewandowski te Milani, Barcelona do ta zëvendësojë me Harry Kane

Nuk është sekret që Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi.

Në repartin ofensiv të kuqezinjve mungon një lojtar efikas, duke parë numrat zhgënjyes të Santi Gimenez deri tani.

Muajt e ardhshëm mund të jetë rasti ideal për të çuar në Milanelo një nga sulmuesit më të fortë të dekadës së fundit, Robert Lewandowski.

Mund të jetë një goditje si ajo e Luka Modric në verë nga ana e drejtorit sportiv, Igli Tare. Është më shumë se një ide tashmë kalimi i sulmuesit polak te Milani.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po sheh profile të tjera sulmuesish, duke ditur që kontrata e Lewandowski skadon në 2026-ën.

Në planet e katalanasve duket se ka përparësi anglezi Harry Kane.

Kalimi i tij në Spanjë mund të rezultojë i favorshëm, sidomos duke marrë në konsideratë klauzolën prej 65 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës.

Përveç kësaj, drejtuesit e Barcelonës i josh shumë rendimenti që Kane ka pasur gjithmonë para portës me fanellat e Tottenham, Bayern dhe Anglisë.

Nëse transferimi i Kane te Barcelona konkretizohet, Lewandowski do të largohej dhe Milani është gati për të përfituar.

Klubi kuqezi synon që të afrojë një sulmuesit të nivelit të lartë. Pavarësisht moshës, polaku mund të garantojë golat që i duhen Milanit.

Këtë sezon 37-vjeçari ka shënuar 7 gola në 9 ndeshje kampionati, shifra që intrigojnë Milanin dhe e bëjnë kalimin e polakut në Serinë A më shumë se një ide.