FOTOLAJM/ Pas disa orëve 'e bllokuar', automjeti i zjarrfikëses nxirret nga uji në Sarandë
Situata e rënduar nga reshjet në fshatin Çukë të Sarandës solli ditën e sotme edhe bllokimin e një automjeti zjarrfikës, i cili mbeti i zhytur në ujë mes përmbytjeve në zonë.
Pas shumë përpjekjesh dhe me vështirësi të mëdha, mjeti është tërhequr dhe nxjerrë nga uji vetëm pas disa orësh.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta mes banorëve, të cilët theksojnë se përmbytjet në Çukë dhe Metoq po përkeqësohen dita–ditës, ndërsa fusha të tëra janë nën ujë dhe disa banesa vijojnë të kenë prezencë uji brenda ambienteve të tyre.
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur automjeti, i zhytur pothuajse deri në pjesën e motorit, më në fund arrihet të nxirret nga uji.