VIDEO/ Momente paniku në Pogradec: Prurjet e ujit bllokojnë banesën, babai del jashtë me fëmijën në krah
Pamje dramatike vijnë nga fshati Rëmenj,në Pogradec ku një familje është detyruar të largohet nga banesa pasi uji ka vërshuar me shpejtësi, duke arritur mbi 30 centimetra brenda oborrit.
Në video shihet momenti kur babai del duke mbajtur fëmijën në krahë, ndërsa përpiqet të kalojë përmes ujërave që vazhdonin të rriteshin.
Familja u gjend e “bllokuar” nga prurjet e ujit, të cilat kanë përfshirë disa zona të Njësisë Administrative Buçimas gjatë orëve të fundit.
Banorët raportojnë se përmbytja ka ardhur me shpejtësi, duke mos u lënë kohë të shpëtojnë as sendet bazë.
Ndërkohë, në zonë ka prezencë të ujit në banesa, magazina dhe toka bujqësore, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur përkeqësimin e situatës.