Masakra e Lushnjës, Orges Bilbili e Anterio Kaloshi në burg përjetë. Gjykata e Lartë refuzon rekursin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshi duke lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për masakrën e 2017 në Lushnje.  Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i të dënuarve Detar Hysi 

“Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin shkaqet e rekursit të parashtruara nga ana jonë duke i dhënë këtij procesi nuanca privatizimi. Gjykata e Lartë ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës” tha ai.

Bilbili dhe Kaloshi dhe Laert Haxhiu që njihet si kreu i grupit akuzohen si autor të masakras së 2017 në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Ndërkohë për këtë ngjarje është dënuar përjetë edhe Laert Haxhiu në dy shkallë të gjyqësorit, ndërsa rekursi i mbrojtjes së tij në Gjykatën e Lartë është në pritje për tu shqyrtuar.

Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xhulio Shkurtin nipin e Aldo Bares dhe Saimo Xheliu.

Ka qenë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, një grabitës pike financiare në Astir, që arrestimit  zbardhi të paktën 6 ngjarje kriminale, ku Laert Haxhiu sipas tij ishte organizator, pjesmarrës ose porositës, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.