Nga një forum në tjetrin/ Rama ‘arratiset’ nga Balluku, pritet të fluturojë drejt Katarit
Që kur shpërtheu për herë të parë skandali i Belinda Ballukut, Edi Rama vetëm sa i ka intensifikuar fluturimet jashtë vendit.
Nga Parisi në Berlin, Riad e Londër, Rama nuk ka lënë forum pa marrë pjesë.
E njëjta situatë vazhdon edhe tani, kur Gjykata Speciale ka kërkuar pezullimin e Belinda Ballukut.
Rama shmangu çështjen e Ballukut edhe gjatë një samiti sot në Tiranë kur u pyet nga gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta.
Ndërkohë, pas këtij samiti, Rama pritet të fluturojë drejt Katarit.
Mësohet se Rama do të udhëtojë drejt Katarit për një vizitë pas mbylljes së samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor që po mbahet të premten në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se Rama do të marrë pjesë në forumin ‘Art of Governance’ (Arti i qeverisjes).
Në Tiranë kanë mbërritur këtë të premte liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.