'Përmbytet ferma në Maliq'/ 700 pula të ngordhura, fermeri kërkon ndihmë nga Bashkia, por askush nuk përgjigjet

Fermeri Artan Zhiva nga zona e Pirgut raporton dëme të mëdha nga përmbytja e fermës së tij. Rreth 700 pula janë mbytur si pasojë e ujërave që kanë përfshirë fermën, ndërsa dëmi ekonomik llogaritet mbi 10 milion lekë.

Zhiva shprehet se ekonomia e familjes së tij varet tërësisht nga kjo fermë dhe kërkon ndihmë urgjente për të përballuar situatën:

“Bllokimi i kanalit ka sjellë përmbytjen e fermës. Bashkia Maliq nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar këtë situatë. Ne jemi lënë vetëm,” thotë ai.

Ferma ka pësuar dëme të mëdha në strukturën e brendshme dhe në bazën ushqimore të pulave, duke vendosur në rrezik jetesën e familjes dhe mbarështimin e bagëtive.

Situata thekson nevojën urgjente për ndërhyrje dhe mbështetje nga autoritetet vendore për fermerët e zonës së Pirgut.