'Kolonja nën ujë dhe probleme në infrastrukturë'/ Rrugët dhe energjia elektrike preken nga reshjet
Situata në Bashkinë Kolonjë vijon të jetë e vështirë pas reshjeve të fundit me problematika të shumta që prekin infrastrukturën dhe tokat bujqësore.
Reservuarët e Helmesit dhe Kabash-Leskovik janë në kapacitet maksimal, duke krijuar tension për menaxhimin e ujit.
Rrugët rurale në njësitë administrative si Gostivisht, Gjonc, Butkë, Shtik etj., paraqiten me probleme dhe qarkullimi është i vështirë.
Urat dhe infrastrukturat e rrugëve në Qafzez, Shtik, Gostivisht, Psar kanë pësuar dëmtime, ndërsa ura pasarelë e fshatit Blush është shkatërruar. Probleme të tjera raportohen në Mesickë.
Përmbytje tokash bujqësore janë regjistruar në Mollas, Psar, Mesickë, Tac Poshte, Gostivisht, Qafzez dhe Selenicë. Ndërhyrjet për pastrimin dhe qarkullimin janë duke u realizuar në Tac Poshte dhe në rrugën që lidh Gjoncin me Prodan.
Probleme me furnizimin me energji elektrike raportohen në zonën e Çlirimit.
Megjithatë, procesi mësimor në zonë vazhdon normalisht. Bashkia po monitoron situatën dhe punon për menaxhimin e emergjencave dhe rikthimin e qarkullimit të sigurt.