VLORË/ Në Sovjan përmbytjet shkatërruan shtëpitë dhe tokat bujqësore

Fshati Sovjan në Vlorë u përball me një situatë emergjente gjatë orëve të para të mëngjesit, ku përmbytjet kanë depërtuar në disa nga banesat e zonës dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zahiretë dhe gjënë e gjallë.

Banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi uji ka mbushur oborret dhe katet e para, duke krijuar rrezik serioz për sigurinë e tyre.

Ngjarja tregon mangësitë e qeverisjes lokale në parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave, duke lënë banorët të ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe dëmeve materiale.

Banorët shprehin shqetësim dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përkeqësimin e situatës në rast të reshjeve të tjera.