‘Plani Bela-Edvin në Kopshtin e Edenit’/ Gjokutaj: Skenari për ta dërguar në GJK, s’i lejon precedenti...!
Për avokatin Genci Gjokutaj skenaret e stisura në Kryeministri në atë që e cilëosn si ‘Kopshti i Edenit’ të Edi Ramës për të shpëtuar zëvendësen e tij, Belinda Balluku pas 8 orësh takim të tensionuar mes tyre, duket se do të dështojë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se pavarësisht planit Rama-Balluku për ta dërguar masën e pezullimit të numrit dy të qeverisë nga GJKKO në Gjykatën Kushtetuese, përmes kërkesës së 1/5 së deputetëve, është i destinuar të hidhet poshtë.
Kjo pasi, siç thekson avokati, precedenti tashmë është vendosur me rastin Berisha.
‘Sepse kur 1/5 e deputetëve demokratë kërkuan të njëjtën gjë për Berishën ne GjK kjo e fundit me insistimin dhe presionin e Belës dhe Edvinit e rrezoi kërkesën! Tani që ju duhet nuk i lejon precedenti që me aq mund e krijuan! Pra në gropën që i hapën Berishës do të bien vetë!’, shkruan Gjokutaj.
Avokati Gjokutaj, i sugjeron Ballukut të nisë me ankimin në Apelin e GJKKO, duke i marrë shkallët e gjyqësorit me radhë nga Gjykata e Lartë në Kushtetuese, për të hedhur poshtë masën e pezullimit nga detyra.
‘Gjer atëherë mbase tuneli nuk të tradhton e nuk shembet!’, përmbyll reagimin e tij, Gjokutaj.
Statusi
Debat i madh dje në Eden Garden (Kryeministri) midis Evës (Belës) dhe Adamit (Edvinit) me qëllim dërgimin e vendimit të GjKKO në Gjykatën Kushtetuese por jo nga Bela po nga 1/5 e deputetëve socialistë të Kuvendit!
Por prapë fati dhe fakti janë kapriciozë!
Sepse kur 1/5 e deputetëve demokratë kërkuan të njëjtën gjë për Berishën ne GjK kjo e fundit me insistimin dhe presionin e Belës dhe Edvinit e rrezoi kërkesën! Tani që ju duhet nuk i lejon precedenti që me aq mund e krijuan! Pra në gropën që i hapën Berishës do të bien vetë!
Karma is the bitch!
Prandaj e dashur Bela fillo ankimin nga Apeli, GjL e pastaj shko në Kushtetuese!
Gjer atëherë mbase tuneli nuk të tradheton e nuk shembet! G