Brisida Shehaj: Partia Socialiste nuk ekziston më. Rama e vrau dhe do ta lërë tokë të djegur
"Partia Socialiste nuk ekziston më. Rama do ta lërë një tokë të djegur" Ky është opinioni i Brisida Shehajt, eksperte e ekonomisë e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto’ në Syri Tv.
Në një analizë të fortë dhe pa kompromis, Shehaj argumenton se Partia Socialiste ka pësuar një transformim rrënjësor dhe degradues nën lidershipin e Edi Ramës, duke arritur në pikën ku elita drejtuese aktuale e partisë nuk përbëhet nga individë me karrierë të bazuar në meritë, por nga një "enturazh" i afërt me kryeministrin.
Ajo akuzon Ramën se si lidership vrau dhe e kriminalizoi Shqipërinë, dhe Partinë Socialiste" një proces që ka nisur që në vitin 2016, duke shënuar vdekjen e partisë si një entitet politik me vlera dhe ideologji.
"E vetmja karrierë që kanë këta që drejtojnë sot Partinë Socialiste o kanë një lidhje që i intereson Ramës, o kanë lidhje me individë të papërshtatshëm, ose janë ajo ushtria. Ose ata të cilët i mori në Bashki të Tiranës dhe mbas Bashkisë së Tiranës e bëri dhe gjithë Partinë Socialiste dhe gjithë qeverinë e bëri bashki."
Cila do të jetë e ardhmja e Partisë Socialiste pas largimit të mundshëm të Edi Ramës?
Duke përdorur shprehjen "Mbas meje qameti", Shehaj argumenton se qëllimi i Ramës nuk është të lërë një trashëgimi apo të sigurojë vazhdimësinë e partisë, por përkundrazi, "të lërë një tokë të djegur".
Ajo parashikon se Rama do të sigurohet që të mos ketë pasardhës, figura të forta apo një strukturë funksionale që mund ta mbijetojë atë.
Ai vrau partinë, vrau mendimin, vrau intelektualët, vrau çdo gjë,
Zëvendësoi me këta që janë injorantë, hajdutë nga i pari te i fundit. Pra, janë njerëz që janë me grep në fyt te ai, nuk i thonë dot më asgjë.
I bëri me grep në fyt dhe shumë figura të larta të Partisë Socialiste duke filluar nga Gramoz Ruçi me shokë e të gjithë këta të tjerëtNuk ka më, nuk ekziston më dhe ai dhe qëllimi i atij ishte pikërisht ky, shkatërrimi pas meje qameti. Ai do lërë një tokë të djegur. Nuk do lërë më figura, emra, pasardhës, histori, asgjë.
Nuk është lider Bela. Ajo është një njeri që ka pushtet, para dhe vendin e punës. Bela është një njeri që ka lidhje me krimin e organizuar.
Kjo është Bela dhe kjo është frika. Dhe këta njerëz në momentin që bien, të garantoj që tek njerëzit poshtë do lëri një mllef në popull.
Sepse sot partia, fjala Partia Socialiste nuk lidhet me vlerën më, nuk lidhet me individë, intelektualë.
Sot gjëja e parë që thonë njerëzit janë banda, vjedhje,presione, Organizata kriminale. Kjo është fatkeqësia më e madhe, kjo është fatkeqësia dhe e gjithë atyre që janë në PS