FOTOLAJM/ Zjarrfikësja zhytet nën ujë, Saranda përballet me përmbytje të mëdha! Mungesë të reagimit emergjent nga autoritetet

Një mjet zjarrfikës në Sarandë është përmbytur totalisht nga uji, duke theksuar seriozitetin e situatës së krijuar pas reshjeve të dendura në këtë zonë.

Fotoja e mjetit të zhytur e siguruar nga Syri Televizion tregon qartë mungesën e kushteve të sigurta dhe infrastruktura të papërballueshme për emergjencat.

Kjo ngjarje është një paralajmërim i qartë për autoritetet lokale dhe qeverinë, që duhet të marrin masa urgjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e mjetëve të punës në kushte të tilla ekstreme.

LEXO EDHE: Sarandë/ Reshjet gjatë natës shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe rrugë të pakalueshme

Ndërkohë, banorët përballen me rreziqe të shumta nga përmbytjet, fotografia e mjetit zjarrfikës nën ujë simbolizon dështimin në menaxhimin e emergjencave dhe nevojën për veprime të menjëhershme për sigurinë e qytetarëve.