Deri në tri vjet burg nëse vidhni peshqir ose sapunë në hotelet italiane

Të vjedhësh peshqirë në hotelet italiane mund t’iu kushtojë shumë shtrenjtë.

Duket se kjo është një praktike shumë e përhapur nga personat që kalojnë natën në një hotel.

Ndërkaq, siç përcjell gsh, vjedhja e peshqirëve dënohet deri në 3 vjet burg.

Sipas një raporti 4 nga 5 italianë kanë pranuar se kanë marrë diçka nga një hotel; sapunë, peshqirë, shishe apo abazhurë.

Por këta nuk janë të vetmit që e bëjnë një gjë të tillë sepse edhe francezët, portugezët apo britanikët vjedhin diçka nga hoteli.

Në të shumtën e rasteve pronarët e hoteleve nuk i bëjnë denoncimet, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra të vogla. Në rastet kur objektet kanë vlerë, situata ndryshon.