Akuzat e rënda nga SPAK/ Çfarë do të ndodhë me Ballukun? Rama mbërrin në zyrë por largohet shpejt
Pas betejës së djeshme për të sfumuar akuzat shumë të rënda për zëvendësen e tij dhe masat e GJKKO për pezullimin nga detyra dhe bllokim të pasaportës, Rama mbërriti në zyrën e tij në selinë e qeverisë sot në orën 09:00.
Duket se një ditë më parë Balluku e ka vënë me shpatulla pas murit kreun e qeverisë dhe e ka detyruar që të mos e shkarkojë nga postet që mban në qeveri por edhe ta mbrojë me mediat e shumta që kontrollon dhe me anlalistët e paguar nga inceneratorët.
Nuk është shumë e qartë se pse u shty një mbledhje qeverie e programuar për ditën e sotme por me siguri që shkak ka qenë Balluku, e cila nuk po pranon që t'i nënshtrohet akuzave për vjedhje me tendarat që ka firmosur ajo dhe vartësit e tij.
Kjo duket më shumë si një marrje peng e kreut te qeverisë ose është një strategji e tij siç bëri me Veliajn, apo Tahirin kohë më parë që hiqej sikur i mbronte pastaj përfunduan në pranga.
Rama nuk ka qëndroi shumë në zyrë pasi burimet shpjegojnë se ai ka një takim me Komisioneren e BE për zgjerimin. Ndoshta ështe ngutur të largohet edhe se mund te vijë sërish Balluku dhe do te mbeten si dje për orë të tëra në Kryeministri.