Reshjet në qarkun e Kukësit/ Rrugë nacionale të kalueshme, rikthehet energjia elektrike
Sipas informacioneve të fundit nga Qarku i Kukësit, deri në orën 08:10 të datës 21.11.2025, situata e motit është e qëndrueshme dhe pa reshje, ndërsa gjatë natës ka pasur erëra në disa zona.
Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të rrugëve nacionale. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për probleme emergjente.
Megjithatë, autoritetet monitorojnë situatën në vazhdim, duke mbajtur gatishmëri për çdo rritje të erës ose reshjesh të papritura.
Furnizimi me energji dhe ujë
I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike.
Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K Kukës.