Korçë/ Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe izolime në disa nga fshatrat e zonës
Qarku i Korçës po përballet me problematika të shumta si pasojë e reshjeve të dendura. Situata më e rëndë raportohet në disa zona:
Kolonjë
Ura e fshatit Qafzez është e pakalueshme për mjetet.
Fshati Boshanj dhe të gjithë fshatrat e ish-komunës Çlirim janë të izoluar.
Korçë
Në fshatin Turan raportohet përmbytje e banesave.
Pogradec
Situatë e rënduar në fshatrat Vërdovë dhe Rëmenj, ku prurjet e ujit kanë krijuar vështirësi për banorët.
Maliq
Në Sovjan, po ashtu, janë regjistruar përmbytje banesash.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët për kujdes dhe gatishmëri ndaj ujërave të prurjeve të lumenjve.