Tepelenë/ Krizë në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit, punonjësit mbledhin mbeturinat me dorë
Bashkia Tepelenë përballet me një situatë alarmante në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit.
Punonjësit e sektorit të pastrimit po detyrohen të pastrojnë kazanet e mbeturinave me dorë, duke i hedhur mbetjet në makina të hapura dhe duke i transportuar në këtë mënyrë.
Për momentin, nuk dihen arsyet pse punonjësit punojnë pa mjete të sigurta dhe pa pajisje të nevojshme për të kryer detyrën në mënyrë profesionale.
Situata rrezikon jo vetëm sigurinë e punonjësve, por edhe higjienën dhe shëndetin e qytetarëve.
Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar për krizën në sektorin e pastrimit, ndërsa qytetarët shprehin shqetësim për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në qytet.