Reshjet gjatë natës sjellin probleme në Fier/ Ujë në oborret e banesave dhe prurje të rritura të lumenjve
Gjatë natës, reshjet e shiut kanë shkaktuar rritje të prurjeve në lumenjtë Vjosa dhe Seman, duke krijuar probleme në disa zona të bashkisë Fier.
Situata në lumin Vjosa
25 familje në fshatrat Çerven, Kashisht dhe Ferras kanë raportuar prezencë uji në oborret e banesave.
Banesat ndodhen brenda argjinaturës së lumit Vjosa.
Nuk ka prezencë uji brenda banesave dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Një familje u evakuua mbrëmjen e kaluar.
Prurjet e lumit mbeten në të njëjtat nivele si në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme.
Situata në lumin Seman
Lumi Seman ka shtuar prurjet gjatë natës, duke përmbytur më shumë sipërfaqe toke dhe zona të banuara, por brenda argjinaturës.
Deri tani nuk ka hyrje uji në banesa dhe nuk raportohet për dëme shtesë.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet përditësim në vijim, në varësi të reshjeve dhe nivelit të lumenjve.