'Frika e përmbytjeve'/ Banorët e Kamenicës: Uji ka gërryer skarpatet e lumit, cilësia e punimeve e keqe
Në fshatin Kamenicë të bashkisë së Korçës për shkak të reshjeve të shumta, pllakat përgjatë lumit në këtë fshat janë zhvendosur dhe kanë zënë rrjedhën e lumit, duke bërë që uji të dalë në rrugë dhe të vërshojë në banesat e banorëvë të këtij fshati, që janë pranë lumit.
Ndërsa cilësia e dobët e skarpatës së lumit ka bërë që një pjesë e saj të prishet dhe ujin ta drejtojë drejt banesave.
"Siç e shikoni, lumi ka gërryer skarpatat, të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat tek ura dhe na i kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar!
Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita mos kaloni, ne kemi të sëmurë në shtëpi.
Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër i ka hyrë i gjithë uji brenda.
I gjithë fshati këtu është, anës lumit. Thonë që është nën kontroll cdo gjë ku në fakt nuk është.
Është rritur niveli i ujit, hera e parë që na ndodhin nga këto gjëra. Tani ky rregullimi tek lumi këtu u bë nga taksat tona dhe shih në cfare gjendje është.
Kemi frikë se do na prishen ca kemi në shtëpi. Edhe herë të tjera ka rënë shi, por nuk është bërë kështu, se ndodh kjo për shkak se këputen pllakat zënë urën dhe uji hidhet jashtë pranë banesave”, shprehet banori Ramadan Bezat.