SYRI TV/ Opozita sërish në protestë të hënën, foltorja një zë për deputetë e qytetarë
Të hënën opozita rikthehet sërish në protestë e radhës para kryeministrisë. Në orën 18:00 para godinës së këshillit të ministrave do të vendoset foltorja ku do të kenë mundësi të flasin deputetë dhe qytetarë, si një mundësi për të shprehur mendimin e tyre që për deputetet e opozitës u është hequr nga kryeministri Rama në parlament.
Syri TV
Opozita rikthehet sërish këtë të hënë në sheshin para kryeministrisë duke vijuar protestat e saj që kanë si qëllim largimin e qeverisë Rama. Këtë të hënë më 24 nëntor do të vijojë në bulevardin dëshmorët e kombit foltorja e radhës që do të vendoset sërish para zyrës së Ramës në orën 18:00. Kreu i demokratëve, Sali Berisha e ka quajtur këtë protestë një ‘foltore të Parlamentit’ ku mund të flasin deputetë, por dhe qytetarë.
Kreu i PD ka deklaruar se kërkesa që ka protesta është dorëheqja e kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, që janë të përfshirë në afera korruptive dhe për të ecur drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo foltore do të vijojnë deri ne realizimin e qëllimit që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë. Sipas Berishës, Edi Rama ka konfiskuar parlamentin dhe rruga e vetme është protesta. Në këtë foltore përveç deputeteve mund të flasin edhe qytetarë.