Masat ndaj zv/kryeministres, Gjokutaj: Balluku nuk jep dorëheqjen, tani i takon Ramës vendimi

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GjKKO), e cila vendosi masa sigurie dhe ndalimi ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një reagim publik, ai thekson se juridikisht masa e ‘pezullimit nga detyra’ dhe ‘ndalimit të daljes jashtë shtetit’ është brenda kornizës së Kodit të Procedurës Penale dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën, ndërsa nënvizon se tani i takon Kryeministrit të ndërmarrë shkarkimin formal.

Sipas tij, rasti është i qartë në planin teorik, por praktikisht situata në Kryeministri është e ngarkuar, pasi Balluku refuzon largimin nga detyra.

Reagimi i avokatit Genc Gjokutaj:

Të nderuar Miq!

Një nga masat ndaluese të marra sot nga GjKKO është sipas dispozitës së nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale që bën fjalë për ‘Pezullimin nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik’!

Marrja e kësaj mase ndaluese ndodhi në kushtet kur Zv/Kryeministrja Belinda Balluku nuk dha dorëheqjen, por as Kryeministri Rama nuk e shkarkoi!

Në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë parashikohen:

a. Masa shtrënguese siç mund të jetë ‘arresti në burg’ apo ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ etj

b. Masa ndaluese siç është ‘Pezullimi nga ushtrimi i një detyre a sherbimi publik’!

Nga ana e GjKKO me kërkesë të SPAK ndaj ish-Zv/Kryeministres Belinda Balluku janë caktuar një masë ndaluese siç është ‘Pezullimi nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik’ dhe një masë shtrënguese siç është ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ sipas nenit 233 të Kodit të Procedurës Penale!

Rasti konkret si më sipër ka 2 elementë thelbësorë që nuk pengojnë marrjen e tyre:

Së pari nuk cënojnë lirinë e shtetases Belinda Balluku në detyrën e Zv/Kryeministres.

Së dyti këto masa ndalojnë daljen jashtë shtetit dhe pezullojnë Zv/Kryeministren nga detyra për shkak te një krimi të pretenduar të kryer prej saj por të dyja apo edhe veç e veç nuk cënojnë dhe afektojnë cilësinë e personit të zgjedhur (deputete) çka do të përbënte pengesë ligjore në marrjen dhe ekzekutimit të masave shtrenguese!

Madje as nga SPAK nuk është inicuar ndonjë procedurë e tillë në Kuvendin e Shqipërisë!

Si më sipër procedura e ndjekur deri tani nuk bie ndesh me lighin Procedural Penal dhe për rrjedhojë as me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë!

Ajo që duhet theksuar në këtë rast është fakti se Ligji shkon deri tek pezullimi nga detyra!

Pra i takon Kryeministrit të bëjë shkarkimin nga detyra të Zv/Kryeministres dhe emërimin e një tjetri/tjetre në vend të saj ndaj ligjërisht dhe procedurialisht nuk kemi as bllokim dhe jo më ‘grusht shteti’ siç alarmohen disa!

E ndërsa teorikisht rasti është i qartë praktikisht prognoza është e turbullt pasi Zv/Kryeministrja e emëruar në një ceremoni prej 30 minutash, ka orë të tëra në Kryeministri dhe nuk pranon largimin nga detyra!

Por një gjë është e sigurtë!

Siç ndodh në ‘vrasjet në çift’ KM do ta ekzekutojë Zëvendësen e tij dhe më pas do të ‘vrasë’ edhe veten për të mos parë llahtar me sy! G