Belinda Balluku del pak minuta pas Ramës, lë zyrën në Kryeministri
Zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga zyra e saj në godinën e qeverisë, vetëm pak minuta pasi doli dhe kryeministri Edi Rama.
Sipas burimeve për mediat, Balluku nuk është larguar me makinën e saj, por me makinë tjetër.
Vendimi i GJKKO që e pezullon atë nga detyra pamundëson ushtrimin e funksioneve nga Balluku.
Kujtojmë se Zv/kryeministrja Belinda Balluku, është parë sot të futet në ambientet e qeverisë që në orën 12:25 dhe është larguar vetëm në mbrëmje rreth orës 20:00.