Hoxhaj: Tenderat e Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, në të njëjtën periudhë. Priten hetime të tjera ndaj Ballukut
Gazetari Julian Hoxhaj u shpreh gjatë intervistës në SYRI TV se procedurat e tenderimit për Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës janë zhvilluar në të njëjtën periudhë me tenderin e tunelit të Llogarasë, duke theksuar se të dyja çështjet lidhen me të njëjtat komunikime që tashmë janë në duart e SPAK-ut. Ai tha se hetimet për ministren Belinda Balluku mund të zgjerojnë dosjen ekzistuese, ndërsa rikujtoi se projekti i Unazës së Madhe ka qenë i shoqëruar që në nisje me dyshime, kompani offshore dhe konflikte masive me banorët e zonës së Astirit. Hoxhaj shtoi se tenderi i Lotit 4 mbetet një procedurë mbi të cilën SPAK ka ngritur hije dyshimi.
Julian Hoxhaj: Projekti i unazës së madhe të Tiranës është në të njëjtën periudhë pra zhvilluar tenderi në të njëjtën periudhë që është zhvilluar dhe tuneli i Llogarasë. Pra, dhe normalisht që janë të njëjtat mesazhe, pra nëse është folur për një procedurë, është folur edhe për procedurën tjetër dhe sigurisht që SPAK tashmë...
Pra, janë zhvilluar në të njëjtën periudhë dhe sigurisht që në këtë moment ne kemi paralajmëruar dhe më parë që ndaj zonjës Balluku pritet të ketë edhe hetime të tjera apo dosje të tjera, çështje të cilat do të bashkëngjiten me dosjen e tunelit të Llogarasë. Dhe kjo lidhet drejtpërdrejt pikërisht me vartësin e saj, Ervis Berberi, i cili ëh, apo telefonat e të cilit janë një thesar po them për SPAK në këtë moment. Por sigurisht që vetë Unaza e Madhe në vetvete është një aferë që ka nisur si e tillë pa u hedhur edhe po themi, guri i parë i themelit të ndërtimit të kësaj rruge. Që në krye të kësaj vepre, ne kemi të bëjmë me kompani të cilat rezultuan që ishin offshore, më pas kemi skandalin e skandaleve, dëbimin apo genocidin e ushtruar nga qeveria ndaj banorëve të Unazës së Madhe, të zonës së Astirit, por jo vetëm, të cilëve ju mor prona, të cilët përfunduan në procese gjyqësore, e të tjerë e të tjerë. Pra dhe sigurisht që kjo është bërë bashkarisht mes Belinda Ballukut dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe sigurisht ndoshta edhe për këtë do të ketë hetime në këtë pjesë, po themi, me anën e shpronësimit të banorëve. Por le të mbetemi te tenderat, të procedurat e tenderit i lotit katër të Unazës së Madhe, nga aq sa e kam parë unë procedurën, është gjithashtu një tender i cili ka hije dyshimi sipas SPAK-ut dhe jonë...