Kalaja tregon kallëzimin penal ndaj Ballukut: Nga falsifikimet tek grupi i strukturuar kriminal...

Në ‘Task Forcë’, juristja Adriana Kalaja ka treguar dokumentin e vënë në dispozicion nga SPAK, lidhur me dosjen ndaj Ballukut. Dokumenti që mban datën e një dite më parë, konfirmon nisjen e procedurave pas dy denoncimeve të bëra gjatë vitit 2025.

Sipas Kalasë, kallëzimi i parë është depozituar më 1 Prill 2025, ndërsa i dyti më 15 Shtator 2025. Akuzat e ngritura në kallëzim janë të shumta dhe të rënda, duke filluar nga "falsifikimi i dokumenteve", "ushtrimi i ndikimit të paligjshëm", "korrupsioni pasiv" sipas nenit 259 të Kodit Penal, deri te "mosdeklarimi i pasurisë", "përfitimet e paligjshme" dhe "pabarazia në tendera". Akuza më e rëndë është ajo për krijimin e një "grupi të strukturuar kriminal".

Adriana Kalaja: Unë kam depozituar 11 kallëzime penale për zonjën Balluku, që përfshin shumë afera të ndryshme, po unë po ju prezantoj sot me një dokument që për koincidencë më është vënë dje në dispozicion nga SPAK-u. Është dokumenti origjinal. Pasi unë i kam kërkuar informacion, po, mund ta, po. Unë i kam kërkuar informacion lidhur me dy kallëzimet e mia penale të vitit 2025, kallëzime të cilat lidhen me të gjithë këtë aferën...

Kallëzimi i parë është bërë më 1 Prill të 2025-ës. Dhe kallëzimi i dytë është bërë në 15 Shtator të 2025-ës. Të dyja këto kallëzimet penale, nuk flasim vetëm, po të shikoni, për shembull, unë po jua bëj me dije edhe kallëzimin penal. Ky është kallëzimi penal i datës 1 Prill, edhe për këtë konfliktin absurd që ka filluar që jo po, a ka të drejtë SPAK-u të marri masë apo nuk ka të drejtë SPAK-u? Po të shikoni, e kallëzuara e parë është zonja Balluku, pastaj vijnë shumë të kallëzuar të tjerë, duke përfshirë, duke përfshirë edhe Emirjana Sakon. Objekti është, prandaj them unë që në këndvështrimin tim, SPAK-u po e lehtëson pozitën juridike të Belinda Ballukut. Ne kemi, ne kemi kërkuar që të hetohet Belinda Balluku dhe gjithë grupi që në këndvështrimin tonë është grup i strukturuar kriminal, për veprat penale duke filluar që nga falsifikimi i dokumentave, që nga ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, e shikojmë me fakte ne se si ushtron ndikim të paligjshëm zonja Balluku. Kemi parë të gjithë përgjimet. Korrupsion pasiv, mosdeklarim, përfitime të paligjshme, grup i strukturuar kriminal, pabarazi në tendera, korrupsion pasiv sipas nenit 259, se 260. Dhe ndërkohë, po ta shikoni, pra, kjo është pika e parë e objektit të kallëzimit penal. Pika e dytë, kemi kërkuar fillimin e hetimit pasuror, sepse ne pretendojmë që për sa kohë ka abuzim, vjedhje, korrupsion me paratë publike, institucioni i SPAK-ut, së pari, ka detyrimin ligjor që të bëjë të gjithë auditimin financiar të të ardhurave të këtyre personave që kallëzojmë.

Pika e tretë, meqënëse lidhet me debatin, kemi kërkuar pezullimin e zyrtarëve të lartë, sepse janë dy zyrtarë të lartë, edhe për ta, për ta patur publiku më të, më të qartë situatën. Ka zyrtarë të zgjedhur dhe zyrtarë të emëruar. Këtu jemi përpara faktit ku kemi një zyrtar të emëruar. Atëherë ne kemi nenin 242, ku thotë që organi i prokurorisë i kërkon gjykatës vendosjen e masës, kjo është masë ndaluese, pra edhe vetë masat ndahen në shtrënguese dhe ndaluese, ku i thuhet që ti për këtë periudhën e hetimit, derisa të ndryshojnë rrethanat, nuk do kesh më asnjë lloj kontakti me detyrën dhe me zyrën. Të kallëzuarit janë, në kallëzimin e parë, janë Belinda Balluku, Ceno Klosi, Genti Klosi...