Belinda s' i ikën nga zyra/ Rama poston në facebook një godinë parkingu në Durrës: Me energji diellore
Edhe pse ka tre orë që nuk i del nga zyra Belinda, Edi Rama ka kohë të miratojë postime në facebook që tregojnë për një indiferencë totale të faktit që zëvendësja e tij tashmë është e shkarkuar nga gjykata.
Duket se problemin më të madh Rama e ka me faktin që Belindes i është marrë pasaporta e nuk mund të ikë jashtë.
Ndërkohë në facebookun e kreut të qeverisë është postuar hapja e një godinë të një parkingu publik në Durrës. Aq i sforcuar është Rama këtë e tregon edhe prezenca e tij në facebook me disa postime me të cilët mundohet të tregojë faktin se drejtësinë e lë të qetë të bëjë punën e saj.
Ndërkohë që dje gjithë ditën, me kuvend, me qeveri, me media e me ushtarët politikë e jo politikë të bindur, nuk ka lënë gur pa levizur që të shpëtohej Balluku.
Ose ka krijuar këtë lloj imazhi. Të njëjtat metoda që përdori për Tahirin, Veliajn, etjjjjj se radhë është e madhe. I bind të firmosin pastaj i burgos.