Malltezi poston dokumentin: Lecjani përlan toka private dhe pastaj bën sigurimsin duke kërkuar të hiqen lajmet për të
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka postuar gjatë ditës së sotme një shkresë të avokatit të Bollinos i cili i kërkon medias të fshijë artikujt me investigime për abuzimet e pronarit të Report tv i cili është akuzuar se ka marrë një tokë publikë të dhuruar nga familjet Tiranase dhe aty ka ndërtuar godinën e mediave të tij.
“Lecjani përlan toka private dhe publike me 1 euro dhe pastaj bën sigurimsin dhe censuruesin duke kërkuar të hiqen lajmet për të”, shkruan Malltezi në postimin e tij.
Mesazhi:
Lecjani përlan toka private dhe publike me 1 euro dhe pastaj bën sigurimsin dhe censuruesin duke kërku të hiqen lajmet për të.
Pisa të tillë nuk kishim parë gjë akoma.