", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/20/auto_trump-cr7-712x4501763642191.jpg", "width": 900, "height": 569 } }

Duke luajtur futboll me Ronaldon në Zyrën Ovale, Trump s’e fsheh pasionin për Inteligjencën Artificiale, nxjerr videon e veçantë

Donald Trump ka treguar edhe një herë dashurinë e tij për Inteligjencën Artificiale, këtë herë duke e përdorur për të ndarë një moment me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Presidenti publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke luajtur futboll me superyllin portugez brenda Zyrës Ovale.

Postimi shoqërohej me fjalët: “Ronaldo është një djalë i shkëlqyer. Ishte mirë ta takoja në Shtëpinë e Bardhë. Shumë i zgjuar dhe i relaksuar!”, duke theksuar respektin dhe admirimin e tij për futbollistin.