Skandali/ Meta: Rama mbrojti vjedhjet e fondeve të IPARD, prandaj SPAK nuk vepron...

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas mbrojtjes që Edi Rama i bëri vjedhjes së fondeve të IPARD.

“Ky njeri i papërgjegjshëm pasi e ka shkatërruar Bujqësinë dhe fermerin shqiptar me politikat e gabuara, jo vetëm duke dhënë përkrahjen më të papërfillshme në raport me vendet e rajonit dhe duke shqyer portat për çdo lloj produkti importi edhe jashtë çdo standardi sigurie, tani është krenar edhe për grabitjen e 33 milion eurove”, shkruan Meta.

Postimi:

Edi Rama i doli për zot dje në Parlament vjedhjes së 33 milion eurove të IPARD-it të bërë nga banda e tij, të cilat kanë sjellë për pasojë bllokimin për të dytin vit radhazi të 112 milion eurove ndihmë në vit për fermerët shqiptarë.

Ky njeri i papërgjegjshëm pasi e ka shktarrëruar Bujqësinë dhe fermerin shqiptar me politikat e gabuara, jo vetëm duke dhënë përkrahjen më të papërfshillme në raport me vendet e rajonit dhe duke shqyer portat për çdo lloj produkti importi edhe jashtë çdo standardi sigurie, tani është krenar edhe për grabitjen e 33 milion eurove.

Justifikimi i tij se kështu vjedhin në të gjitha vendet e BE, së pari është një mashtrim i pacipë, kur e vërteta sipas OLAF-it është se në vendin tonë si askund tjetër janë vjedhur 70% të fondeve dhe e dyta se në Greqinë fqinje, që u jep një mbështetje të jashtëzakonshme fermerëve dhe Bujqësisë, për abuzimet me fondet e IPARD u arrestuan 37 zyrtarë dhe u sekuestruan 22 milion euro.

Kjo “krenari” e Edi Ramës për vjedhjen e fondeve të IPARD shpjegon pse SPAK prej dy vitesh nuk bën asnjë lëvizje për të vënë përpara përgjegjësinë autorët e këtij demi të jashtëzakonshëm të shkaktuar ndaj fermerëve.