Lumi Osum del nga shtrati, përmbytje në banesa e toka bujqësore në bashkinë Berat

Rrehjet e shiut, që kanë vijuar që prej ditës së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm,kanë shkaktuar probleme në qarkun e Beratit.

Sipas shtabit të emergjencave, niveli i ujit sot në Berat ka qënë 3.71m(+) dhe në Skrapar. 2.33 m(+). Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati në fshatin Veterrik në Njësinë Administrative Velabisht në Berat,janë nën ujë rreth 80 ha siperfaqe ullishte dhe toka bujqësore.

Në fshatin Moravë në bashkinë Berat,ka prezencë uji është një banesë, ku jetojnë dy bashkëshort të komunitetit Rom.

Në bashkinë Dimal, në lagjen "Dafinat", katet e para të 5 banesave 2-3 katëshe janë të mbuluara nga uji,ndērkohë që banorët nuk kanë dashur të largohen nga banesat dhe kanë qëndruar në katet e dyta,duke u përpjekur ta largojnë ujin me me mjete rrethanore.

Prezencë uji ka pasur edhe në oborret e dy banesave në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal.

Po kështu,në fshatrat Arrëz dhe Çiflik të bashkisë Dimal,jjanë përmbytur rreth 13 ha toka bujqësore.

Probleme ka pasur edhe në aksin nacional Berat-Poliçan, ku ka pasur rrëshkitje gurësh në rrugë dhe ku është kërkuar ndihma e punonjësve të pastrimit,për largimin e gurëve nga rruga,për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks nacional.

Gjithashtu,si pasojë e tërheqjes së ujit, është përmirësuar situata në fshatin Bregas dhe Vodicë,në bashkinë Poliçan,ku fatmirësisht nuk ka pasur përmbytje.