GJKKO pezullon Zv/kryeministren, Balluku hyn në kryeministri
Pas pezullimit nga GJKKO, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri. Syri Tv sjell pamjet e momentit kur Belinda Balluku ka hyrë në godinën e kryeministrisë rreth orës 12:24 minuta.
Gjykata e Posaçme e Krijuar për Korrupsionin dhe Organet e Drejtësisë (GJKKO) pas vendimit për pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, Belinda Balluku është parë duke hyrë në Kryeministri.
Deri më tani nuk dihen arsyet e vizitës së saj apo nëse ky veprim lidhet me vendimin e gjykatës.
Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. kryeministre dhe ministre dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Balluku është marrë rreth tri javë më parë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është pezulluar nga detyra zv/kryeministres dhe ministres, pasi prokurori Dritan Prençi iu drejtua gjykatës së posaçme me caktimin e masës së sigurisë ndaj zyrtares së lartë.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Burime bëjnë me dije se ndaj zv.kryeministres Balluku akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.