GJKKO pezullon Nr 2 të Ramës, 'arrest shtëpie' dhe për kreun e KESh dhe ARRSh-së, bashkëpunëtorët e Ballukut

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj mëson emrat e 2 bashkëpunëtorëve të ngushtë të numrit dy të qeverisë 'Rama, Belinda Balluku e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, për të cilët është marrë masë sigurie.

Për Drejtorin e KESH, Erald Elezi, dhe kreun aktual të ARRSH-së Gentian Gjylin është marrë masa ‘arrest shtëpie’

Mësohet se objekt i hetimit është dhe tenderi për ndërtimin e lotit 4 Unaza e Madhe në afërsi të Shkozës.

Ndërkohë zyra e shtypit pranë GJKKO-së nuk ka pranuar të komentojë pasi ka thënë se masat e sigurisë janë sekret.

Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.