Pezullohet Balluku/ Gazetari Gjinaj: Po hetohet edhe për ndërtimin e Lotit 4, Unaza e Madhe, mund t'i komunikohen...

Të tjera detaje kanë dalë pas dy masave të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe  Energjisë, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit duke i bllokuar edhe pasaportën.

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj raporton se zhvillimi nga GJKKKO dhe SPAK, vjen një ditë pas fjalës së Ballukut në Kuvendin e Shqipërisë teksa diskutohej projekt-buxheti 2016 dhe akuzave të ligjvënësve demokratë për Tunelin e Llogarasë.

Sipas Gjinajt, nuk përjashtohet mundësia për akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, pas disa kallëzimeve të bëra ndaj saj si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

‘Nuk përjashtohet mundësia për akuza të tjera ndaj Ballukut pas disa kallëzimeve ndaj saj si ministre. Ende nuk ka një reagim nga Balluku dhe mbrojtja e saj, që përfaqësohet nga e motra Pamela Qirko, e cila më herët ka mbajtur postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit’, u shpreh gazetari Gjinaj.

Gazetari raporton se objekt i hetimit, ku përfshihet edhe vetë ministrja Balluku është dhe tenderi për ndërtimin e lotit 4, unaza e madhe në afërsi të Shkozës

Ndërkohë  janë rikthyer në vëmendje edhe pjesë nga dosja hetimore e Ballukut, e cila i është përcjellë GJJKO, pas kërkesës së parë të bërë nga SPAK mbi marrjen të pandehur të ministres Balluku për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’.