‘Teprica s’mjaftoi për të ndërtuar hekurudhën’/ Berisha ironizon Belinda Ballukun përmes videos së IA pas miratimit të projekt buxhetit
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar përmes një video të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, miratimin e projekt buxhetit të 2026, ku kryesisht shpërndarja e fondeve publike shkon për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që drejtohet nga Belinda Balluku.
E vënë nën hetim nga SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë, Berisha përmes videos tregon se si investimet imagjinare të Ballukut shkojnë për infrastrukturën hekurudhore me trena ekspres, ndërsa në realitet, thekson kryedemokrati hekurudhat shqiptare lënë për të dëshiruar duke bërë që 6.4 miliardë lekë të përfundojnë në xhepat e numrit dy të qeverisë.
‘Flet vetë’, shkruan Berisha përkrah videos së gjeneruar nga IA, ndërsa shton se hekurudha shqiptare në realitet nuk përfundoi, pasi teprica e parave sipas Belinda Ballukut, nuk mjaftoi për ta ndërtuar.
Statusi