'Parlamenti pa debat', Dedaj: Qeveria provokon dhe flet pa përfitim, qytetarët të harruar pas buxhetit

I ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri TV, gazetari Everest Dedaj u shpreh se seanca parlamentare për diskutimin e buxhetit u kthye në një teatër strategjish politike, ku qeveria dhe kryeministri erdhën me qëllim jo të debatonin, por të sabotonin debatin.

Ai theksoi se kryeministri erdhi i papërgatitur, duke përdorur një instrument për të mbyllur parlamentin dhe për t’iu shmangur diskutimit, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës provokonin opozitën për të krijuar incidente që do të justifikonin mbylljen e seancës.

Dedaj shtoi se fjalimi 31-minutësh i kryeministrit për ligjin financiar nuk ofroi asnjë shpjegim konkret për përfitimet e qytetarëve. Ai u shpreh se fjalimi i ministres Belinda Balluku, është thjeshtë një kombinim paragrafësh të përdorur më parë nga zyrtarë socialistë, përfshirë ish-kryebashkiakun Erion Veliaj, tashmë nën akuza, dhe vuri në dukje mungesën e seriozitetit dhe përpjekjen për të paraqitur një realitet fiktiv në Kuvend.

Pjesë nga deklarata:

Po thoja që Eno më hapi shumë diskutime gjatë debatit, dhe për ato që the para, hapi shumë diskutime me pjesën më të madhe të tyre, me të cilët bie dakord. Për disa çështje mund t'i plotësojmë në një debat të shëndoshë njëri-tjetrin. Ajo që duhet theksuar dhe është e rëndësishme, të paktën për ne si gazetarë, është të lexojmë në një farë forme ato që nuk thuhen direkt në publik për atë që ndodh në Kuvend. Në fakt, dje në Kuvend kishte disa detaje.

E para është fakti që kryeministri erdhi i papërgatitur në seancën parlamentare për të prezantuar buxhetin. Ai erdhi me një instrument që e ka përdorur në këto dy muaj e ca në Parlament, për të mbyllur debatet dhe për t’u shmangur diskutimeve. Në fakt, kryetari i Kuvendit dhe përfaqësues të mazhorancës nisën duke provokuar opozitën, në mënyrë që të krijohen incidente të rreme dhe seanca të mbyllen. Kur opozita nuk ra në këtë grackë, kryeministri foli 31 minuta për ligjin më të rëndësishëm, ligjin financiar, pra buxhetin.

Për më tepër, duhet theksuar se ndryshojnë tetë ligje të rëndësishme financiare, të cilat sjellin falje dhe një ristrukturim të plotë të jetës ekonomike të vendit. Ai foli 31 minuta dhe nuk tha asgjë konkrete. Sot, Flavio, nëse pyet secilin qytetar, gazetarë të vëmendshëm apo përfaqësues politikë që ndjekin aktet e Kuvendit, nuk mund të artikulojnë saktësisht se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga buxheti për vitin 2026.

: Në një farë forme, sot nuk mund të thuhet kush realisht se çfarë përfitojnë qytetarët përveç disa projekteve, prej të cilave 70% shkojnë për Belinda Ballukun. Pra, 70% e buxhetit shkon për Ministrinë e Belinda Ballukut, e cila është një e pandehur në SPAK dhe paraqitet në Kuvend si engjëlli që zbret nga qielli, ndërkohë që opozita ka denoncuar dhe i ka dorëzuar aferat në SPAK. Kjo ishte pasqyra e Kuvendit një ditë më parë.

Në fjalimin e Belindës, ai ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përbëhej nga paragrafë të lexuar nga Erion Veliaj. Nëse i referohemi fjalimit të saj që flet për pastërtinë dhe reformën në drejtësi si arritje të Partisë Socialiste, ato janë motamo paragrafët që ka lexuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili sot është në burg. Janë të njëjtat paragrafë që kanë lexuar ministra dhe ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, të cilët sot ndodhen në burg. Pjesa e dytë e fjalimit përbëhej nga paragrafë që një javë më parë i lexoi deputetja e qarkut të Fierit, të cilat dukshëm ishin kopjuar nga zonja Balluku.