PSG hyn në historinë e futbollit, klubi i tretë që ka në skuadër fituesit e Topit të Artë europian dhe afrikan
Paris Saint-Germain ka hyrë në një rreth tepër ekskluziv në historinë e futbollit botëror. Me triumfin e Achraf Hakimit në garën e Topit të Artë Afrikan 2025, klubi francez është bërë skuadra e tretë në histori që ka në organikë si fituesin e Topit të Artë Europian, ashtu edhe atë Afrikan.
Pas fitores së Ousmane Dembélé-së për Topin e Artë Europian këtë vit, suksesi i Hakimit plotëson një dyshe unike në futbollin aktual. Mbrojtësi 27-vjeçar maroken ka shkruar histori personale dhe ka forcuar edhe më shumë statusin e PSG-së si një nga klubet më të mëdha në botë.
Kush e ka arritur këtë më parë?
Vetëm dy klube të tjera kanë arritur një dyshe të tillë prestigjioze:
AC Milan (1995) – me George Weah, i cili në atë vit fitoi si Topin e Artë Europian, ashtu edhe atë Afrikan.
FC Barcelona (2005) – me Ronaldinho fitues të Topit të Artë Europian dhe Samuel Eto’o fitues të Topit të Artë Afrikan.
PSG është kështu klubi i tretë që bashkohet në këtë listë të artë, një dëshmi e investimeve të mëdha, vizionit sportiv dhe cilësisë së jashtëzakonshme që ka sjellë në Paris presidenti Nasser Al-Khelaifi.