Berat: Përmbytje tokash dhe banesash pas reshjeve, prurjet në lumin Osum në rritje
Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin e qarkut Berat prej orës 23:00 të ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dt. 20.11.2025, të herë pas hershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar.
Problematika e evidentuara:
Lumi Osum: Nivelet në Berat 3.71 m (+) dhe në Çorovodë 2.33 m (+). Në NJA Velabisht, fshati Veterrik, rreth 80 ha ullishte dhe toka bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura.
Banesat: Në fshatin Moravë ka një banesë me ujë në katet e para. Në Bashkinë Dimal, prezencë uji në 5 banesa në Dafinat dhe 2 banesa në fshatin Çiflik.
Toka bujqësore: Në fshatrat Arrës dhe Çiflik, lumi ka dalë nga shtrati, duke përmbytur rreth 13 ha toka.
Rruga Berat-Poliçan: Prezencë gurësh dhe inertesh në Çezma e Thatë; kontraktori është njoftuar për pastrim dhe rigonicion të segmentit deri në Çorovodë.