Inter–Milan, formacioni i kombinuar më i fortë i derbit: një 3-4-3 ëndrrash
Derbi i Madoninës po afron dhe në Itali kanë përzgjedhur formacionin e kombinuar më të fuqishëm mes Interit dhe Milanit të Massimiliano Allegrit. Zgjedhja e vetëm 11 lojtarëve ishte një detyrë e vështirë, duke qenë se emra të rëndësishëm janë lënë jashtë. Bilanci përfundimtar: 6 lojtarë nga Interi dhe 5 nga Milani, ekuilibër perfekt për një sfidë që pritet të jetë tepër e zjarrtë.
Ndër emrat që nuk janë përfshirë në 11-shen ideale spikasin Denzel Dumfries e Marcus Thuram nga Interi, si dhe Mike Maignan e Luka Modrić nga Milani. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me një ecuri të fortë në kampionat: zikaltrit kryesojnë Serinë A me vetëm dy pikë më shumë se kuqezinjtë.
Për Cristian Chivu kjo do të jetë ndeshja e parë e karrierës së tij si trajner në një derbi të tillë, ndërsa në krahun tjetër, Massimiliano Allegri rikthehet në pankinën e Milanit
Formacioni i kombinuar i derbit
INTER–MILAN (3-4-3):
Sommer; Akanji, Gabbia, Bastoni; Saelemaekers, Calhanoglu, Rabiot, Dimarco; Pulisic, Lautaro, Leao.
Ky 3-4-3 përfaqëson një përzierje të balancuar mes teknikës, kreativitetit, fuqisë fizike dhe shpejtësisë, duke krijuar një formacion që në letër do të ishte i frikshëm për çdo kundërshtar. Me Pulisic dhe Leao-n krahë të sulmit dhe me Lautaro si pikë referimi, kjo skuadër do të ofronte spektakël të garantuar.
Me derbin që po troket në derë dhe me vetëm katër ditë të mbetura, tensioni dhe emocionet po rriten. Tifozët presin një ndeshje të madhe, dhe nëse lojtarët në fushë e konfirmojnë formën e tyre, do të jetë një mbrëmje futbolli e paharrueshme.