Moska: S’ka propozim zyrtar të SHBA-së për planin e paqes

Moska nuk ka marrë asnjë informacion nga SHBA-të përmes kanaleve zyrtare mbi planin e paqes në Ukrainë, për të cilin kanë shkruar disa media ndërkombëtare.

Kjo u deklarua nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova për RBC.

Zëdhënësja, shton RBC, tha se "nëse pala amerikane do të kishte ndonjë propozim, ata do ta kishin komunikuar atë përmes kanaleve të përdorura midis ministrive të jashtme të të dy vendeve", por Ministria e Jashtme ruse "nuk ka marrë asgjë të ngjashme nga Departamenti i Shtetit", raporton ANSA.

Por të mërkurën Rusia sinjalizoi të mërkurën se mbetet e gatshme të rifillojë bisedimet mbi Ukrainën, duke iu përgjigjur shpresës së ripërtërirë të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ringjalljen e negociatave të Stambollit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Moska vazhdon të favorizojë dialogun dhe hodhi poshtë sugjerimet se është përgjegjëse për pauzën e zgjatur.

“Moska është e hapur për vazhdim; Moska është e hapur për negociata”, e citoi atë agjencia e lajmeve TASS.

Ai përsëriti akuzën, se pauza është për shkak të mosgatishmërisë së "regjimit të Kievit".