Likaj: Buxheti 2026 nuk u përket qytetarëve, 70% e kontrollon Rama dhe Balluku

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj, kritikoi ashpër buxhetin e propozuar për vitin 2026, duke e cilësuar atë “të cunguar” dhe të shkëputur nga interesat e qytetarëve.

Likaj u shpreh se mënyra e miratimit të paketës qeveritarej brenda vetëm 27 minutash përbën një precedent të paprecedentë në një vend demokratik. Ai akuzoi maxhorancën se e ka përqendruar shpërndarjen e fondeve në duart e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Buxheti i 2026 është i mirëplanifikuar vetëm për disa segmente. 70% e tij shpërndahet nga kryeministri ose Balluku. Nuk shikoj asgjë për Malësinë e Madhe,” deklaroi deputeti demokrat.

Likaj theksoi se zona që ai përfaqëson vijon të mbetet e lënë pas dore dhe nuk gjen pasqyrim në projektbuxhet, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të rishikojë prioritetet dhe të fokusohet te nevojat reale të qytetarëve

Likaj:

Sot mbas një periudhe më shumë se dy muaj më jepet e drejta të marr fjalën për faktin që maxhoranca arrin për herë të parë miraton qeverinë për 27 minuta. Një gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në një vend demokratik. Buxheti i 2026 është i cunguar. Një buxhet që realisht nuk i përket qytetarëve.

E vërteta është që ky buxhet është i mirëplanifikaur për disa segmente. 70% e këtij buxheti shpërndahet nga kryeministri ose Ballukut. Në buxhetin e 2026 nuk shikoj asgjë për Malësinë e Madhe.