FOTO/ Moti i keq shkatërron 1.2 hektarë sera me luleshtrydhe në fshatin Buzmadh

Moti i keq i ditës së sotme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi në fshatin Buzmadh, Njësia Administrative Cakran. Sipas fermerëve të zonës, janë dëmtuar 1.2 hektarë serra me luleshtrydhe, duke pësuar humbje të mëdha ekonomike.

Fermerët konfirmojnë dëmet dhe kanë shpërndarë edhe foto që dokumentojnë shkatërrimin e serave. Ata kërkojnë ndërhyrjen dhe mbështetjen e autoriteteve për të përballuar pasojat e motit të keq.