Homazhe për shqiptarin që humbi jetën pasi u shtyp në një kamion mbeturinash në Northampton
Janë bwrw homazhe për shqiptarin Sajmir B., 30 vjeç, i cili ndërroi jetë pasi u shtyp në një kamion më 31 tetor në Northampton.
Ai po flinte në një kazan në Wellington Street, pasi nuk kishte gjetur një vend për të qëndruar. Pas plagëve të rënda, ai u dërgua në Spitalin Universitar Coventry, ku vdiq më 6 nëntor.
Koronerja Anne Pember konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte dështimi i shumëfishtë i organeve për shkak të dëmtimeve nga shtypja. Hetimi i plotë do të zhvillohet më 29 prill. Trupi i tij është kthyer në familje dhe ceremonia e varrimit është kryer.
Një mike e tij e përshkroi Sajmirin si ‘punëtor dhe njeri të mirë’, duke theksuar se ai nuk ishte person që flinte zakonisht në rrugë, por atë natë nuk kishte pasur ku të shkonte. Ajo apeloi që punonjësit e mbeturinave të kontrollojnë kazanet, për të shmangur tragjedi të ngjashme.
Një mike e tij e përshkroi Sajmirin si ‘punëtor dhe njeri të mirë’, duke theksuar se ai nuk ishte i pastrehë i rregullt, por kishte mbetur pa strehë atë natë. Ajo kërkoi që kompanitë e mbeturinave të kontrollojnë kazanet para ngarkimit.
Kompania Veolia u shpreh ‘thellësisht e trishtuar’ dhe deklaroi se shoferi u soll me profesionalizëm. Kompania paralajmëroi se gjatë dimrit shtohen rastet e personave që strehohen në kazane dhe kërkoi më shumë ndërgjegjësim.
Policia konfirmoi se nuk ka rrethana të dyshimta, ndërsa kompania Veolia u shpreh ‘thellësisht e trishtuar’, duke theksuar se raste të tilla shtohen në dimër dhe se po punojnë për rritjen e ndërgjegjësimit.