Abuzimet me taksat/ Lika: Po falen gjoba për kompanitë që fitojnë, por shmangin detyrimet tatimore...

Ekspertja e ekonomisë Meri Lika ngre shqetësime serioze mbi praktikat e disa bizneseve në raport me detyrimet tatimore dhe efektet që do të ketë paketa e re fiskale. Në ‘Task Forcë’ në Syri TV, ajo theksoi se, ndërsa në të kaluarën është kundërshtuar fort legalizimi i parave që vinin nga jashtë, sot mbetet e pakuptueshme pse duhet të falen gjoba apo kamatëvonesat e shoqërive që janë plotësisht aktive dhe kanë vijuar të ndajnë fitime, ndërkohë që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit. Lika sjell edhe raste konkrete të kompanive që kanë shpërndarë dividentë, por kanë lënë pa paguar për vite me radhë taksat vendore dhe detyrimet tatimore, duke e konsideruar këtë një praktikë të padrejtë dhe të dëmshme për financat publike.

Meri Lika: Do kontrollohen nga tatimet për sa kohë të kenë marrëveshje me tatimet që do rrisin fitimin. Ajo që u kundërshtua herën e parë më shumë nga të gjitha ishte legalizimi i parave që do vinin nga jashtë. U kundërshtua shumë nga Fondi Monetar, por më shumë nga shtetet e Evropës, sepse nga atje kishte dalë paraja dhe ata nuk do përfitonin asgjë, ndërkohë që paraja do vinte të legalizohej e gjitha këtu. Taksat që kishin munguar nuk ishin taksat në Shqipëri, por ishin taksat e vendeve të tjera nga po vinte kjo para. Ndërsa këtë tani, në këtë, në kushtet e tanishme, unë nuk mund ta kuptoj dot një gjobë apo një kamatë të papaguar të një shoqërie e cila është në aktivitet. E kuptoj shumë mirë të një shoqërie e cila është mbyllur dhe nuk deklaron më me zero, por sistemi i gjeneron deklarata pafund në momentin që ai nuk është, nuk ka kaluar pasiv. Dhe ai gjeneron dhe këtij ja kuptoj. Edhe këtij mund t'i hiqen, domethënë mund të futet në paketë. Po, që këtyre që e kanë mbyllur aktivitetin, nuk kanë më, por kanë deklaruar me zero, po i deklarojnë deklaratën me zero, duhet t'u hiqen edhe gjobat që mund të kenë dalë për një apo dy deklarata që nuk i kanë deklaruar.

Për shembull, tek një nga firmat e konçesionit të shëndetësisë, ishin ndarë dividendë dhe ato taksat e bashkisë nuk ishin paguar për katër vjet rresht. Domethënë, ortakët kishin marrë dividendin, e kishin marrë paratë e shoqërisë dhe taksat ishin katër vjet pa u paguar, taksat e bashkisë. Dhe nuk ishin të vogla, shuma të vogla. Ishin shuma të mëdha. Kështu është edhe me tatimet, njësoj, që ata marrin lekët, kanë ndarë dhe dividende dhe detyrimet tatimore.